Tahiri i AAK-së takon kryetarin e Kongresit Amerikan dhe pesë kongresistë

13 shtator 2024 | 11:13

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri është takuar me kryetarin e Kongresit Amerikan, Mike Johnson.

Po ashtu, Tahiri gjatë vizitës në ShBA është takuar edhe pesë kongresistë të tjerë.

Ai ka shkruar në “Facebook” se në të gjitha takimet ka theksuar angazhimin e Kosovës në forcimin e miqësisë në mes të dy vendeve.

“Gjatë qëndrimit tim në Huston të Teksasit pata nderin të isha pjesë e një eventi të nivelit të lartë në ShBA dhe të takoj kryetarin e Kongresit Amerikan, z. Mike Johnson dhe pesë kongresistë (z. Randy Weber, z. Dan Crenshaw, z. Morgan Luttrell, Brian Babin dhe Kevin Brady kryesuesi i Ways & Means Committee) të cilët i falënderova për mbështetjen që ShBA i dha Kosovës në të gjitha etapat e saj. Në të gjitha takimet theksova se: Kosova ka një të ardhme të ndritur, dhe së bashku me miqtë tanë amerikanë me mbështetjen e NATO-s, do të vazhdojmë të ndërtojmë një rrugë drejt prosperitetit, sigurisë dhe suksesit të përbashkët! Theksova se si vend angazhohemi në forcimin e miqësisë dhe partneritetin në mes të dy shteteve dhe kërkova të kemi mbështetje për anëtarësimin e Kosovës më NATO”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Speciale ka njoftuar se më 10 shtator, trupi gjykues…