Dugolli: Presidenti i Serbisë është në siklet të madh pas ngritjes se aktakuzës në Banjskë

13 shtator 2024 | 12:57

Zëvendëskryetari i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, Enver Dugolli, ka thënë se veprimet e fundit të policisë në veri nuk çojnë në tensionim dhe përshkallëzim të situatës, por janë për të mirën e të gjithëve dhe kontribuojnë në shtrirjen e sovranitetit.

Dugolli ka komentuar edhe paralajmërimin për kërkesat të cilat presidenti serb Vuçiq pritet t’i paraqesë sot.

Dugolli ka thënë se Vuçiqi pas ngritjes se aktakuzës për rastin në  Banjskë ndodhet në një siklet të madh të cilin Kosova nuk mund të ia heq.

“Presidenti i Serbisë është në një siklet të madh pas ngritjes se aktakuzës në Banjskë dhe nuk di si të veprojë,  por Kosova nuk ka si te ja heq sikletin Vuçiqit”, ka thënë Dugolli. /RTV21

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët politikë boshnjakë dhe përfaqësuesit e shoqatave të viktimave të…