Policia e Kosovës sekuestron të holla dhe dokumente në objekte financiare në Leposaviq

13 shtator 2024 | 14:27

Policia e Kosovës njoftuar të premten se ka sekuestruar miliona dinarë, disa mijëra dollarë, euro dhe franga, si dhe dokumente të ndryshme në dy institucione financiare serbe në Leposaviq, qytet me shumicë serbe në veri të vendit.

Policia ka theksuar se ka kryer kontrolle dhe bastisje në dy lokacione në Leposaviq pas dyshimeve se institucione financiare kanë bërë shpëlarje parash dhe kanë keqpërdorur autorizimet ekonomike.

“Gjatë bastisjes janë sekuestruar: 5 772 313 00 dinarë serbë (rreth 49 300 euro), 57 626 00 dollarë amerikanë, 10 835 00 euro, 2 790 00 franga zvicerane, dy shtëpiza kompjuteri dhe dy DVR të kamerave të sigurisë”, është thënë në njoftim.

Ajo ka thënë se ka sekuestruar edhe disa vula dhe dokumente të ndryshme “që dëshmojnë operimin e kundërligjshëm të këtyre institucioneve”.

Bastisja e së enjtes lidhet me një aksion të majit të këtij viti në katër komunat me shumicë serbe në veri, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kur autoritetet kosovare i mbyllën gjashtë objekte të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë.

Edhe gjatë atij aksioni, që autoritetet e Kosovës, ka thënë se kishte të bënte me vendosjen “e rendit dhe ligjshmërisë”, ishin konfiskuan prova të ndryshme, përfshirë para.

Këtyre aksioneve të autoriteteve të Kosovës iu parapriu një vendim i Bankës Qendrore e Kosovës për rregulloren e saj të re, e cila nga 1 shkurti ndalon përdorimin e dinarit serb për kryerjen e pagesave.

Rregullorja e BQK-së, që parasheh euron si monedhën e vetme për kryerjen e pagesave, është kundërshtuar fuqishëm nga Serbia.

Serbia ndan ndihmë në vlerë të miliona eurove për serbët në Kosovë, të cilëve ua paguan rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë, në valutën serbe, dinar.

BQK-ja i licencoi në maj tetë degë të institucioneve financiare në komunat me shumicë serbe, në Leposaviq, Zveçan, Graçanicë, Shtërpcë dhe një në Shillovë të Gjilanit.

Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Kosovës që të shtyjë zbatimin e rregullores së BQK-së, duke u thirrur në ndikimin që mund të ketë te komuniteti serb në Kosovë, që pranon pagesa të ndryshme në dinarë nga buxheti i Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) e ka dënuar furnizimin e dyshuar të…