Flaka Loxha lufton për të bronztën në Zagreb

13 shtator 2024 | 15:24

Flaka Loxha (-57 kg) në finale të Grand Prix Zagreb. Loxha në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë e mposhti me Ippon, japonezen Hiyori Koga.

Loxha në çerekfinale mposhti në vazhdime me tri dënime për Ippon, garuesen nga Izraeli, Maya Leopold.

Në gjysmëfinale ajo u takua me kroaten Ana Viktorija Puljiz, rezultati ishte baras në vazhdime me nga një Wazaari dhe me nga dy dënime, pastaj Flaka u dënua prapë dhe humbi me tri dënime për Ippon. Garuesja e Kosovës për të bronztën ndeshet me kroaten tjetër Tihea Topoloveq.

Sot u ndesh edhe Erza Muminoviq (-52 kg) e cila nuk arriti të kaloj ndeshjen e parë, ajo humbi me Ippon nga garuesja e Azerbajxhanit, Aydan Valiyeva dhe nuk vazhdoi tutje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja izraelite në Kosovë, Tamar Ziv, ka falënderuar kryeministrin e…