Ronaldo futet në histori, arrin 1 miliard ndjekës në rrjetet sociale

13 shtator 2024 | 15:40

Cristiano Ronaldo u bë personi i parë, që arrin shifrën e 1 miliard ndjekësve në të gjitha rrjetet e tij sociale. Kjo u bë e ditur nga vetë CR7 nëpërmjet një postimi falënderues për ndjekësit e tij.

“Bëmë histori. 1 miliard ndjekës! Ky është më shumë se një numër, është një dëshmi e pasionit, dëshirës dhe dashurisë sonë të përbashkët për lojën dhe më gjerë.

Faleminderit që besuat në mua, për mbështetjen tuaj dhe që jeni pjesë e jetës sime. Më e mira nuk ka ardhur ende, dhe ne do të vazhdojmë të përpiqemi, të fitojmë dhe të bëjmë histori së bashku”, ka shkruar Ronaldo.

Sulmuesi 39 vjeçar, numëron 60.4 milionë abonentë në Youtube, 170.5 milionë në Facebook dhe 113 milionë në platformën X.

Megjithatë numrin më të lartë të ndjekësve, ai e ka në Instagram, aty ku numëron plot 639 milionë. Gjithashtu ai ka më pak se 20 milionë ndjekës, në dy platformat kineze, Weibo dhe Kuaishou.

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Flaka Loxha (-57 kg) në finale të Grand Prix Zagreb.…