Halimi: Drejtoria e Kulturës gjithmonë do t’i mbështesë të rinjtë

13 shtator 2024 | 15:53

Drejtoresha e Kulturës në komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, ka pritur sot në takim Ridvan Gashin, drejtorin e organizatës “Multiethnic Culture of Kosovo”, me të cilin ka njoftuar se ka diskutuar një çështje të rëndësishme për kryeqytetin, përfshirjen e artistëve të rinj nga komunitetet romë, ashkali dhe egjiptian në jetën kulturore të kryeqytetit tonë.

“Drejtoria e Kulturës gjithmonë do të jetë në mbështetje të të rinjve. Talenti dhe potenciali i tyre është një thesar që duhet nxitur dhe promovuar. Përmes aktiviteteve artistike të ndryshme, të cilat do t’i realizojmë së shpejti, ne do të krijojmë hapësira për artistët e rinj të këtyre komuniteteve, duke ua dhënë mundësinë ta shprehin zërin e tyre, kreativitetin dhe kulturën që e përfaqësojnë”, ka njoftuar Halimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të…