Bislimi: Serbia refuzoi takimin trepalësh më 17 shtator, Lajçaku duhet të reagojë

13 shtator 2024 | 16:19

Kryenegociatori kosovar në dialogun Kosovë- Serbi dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka konfirmuar se është dakorduar një takim për të martën, më 17 shtator.

Bislimi në një postim në platformën “X” ka kundërshtuar raportimet e medieve serbe të cilat gjatë ditës kanë raportuar se Kosova kishte refuzuar takim trepalësh, duke thënë se takimi më 17 shtator, do të mbahet sipas agjendës së caktuar.

Sipas tij, takimin trepalësh e ka refuzuar Serbia.

“Për bisedimet e ardhshme të procesit të dialogut në Bruksel të vendosur për 17 shtator, Kosova ka pranuar një takim trepalësh sipas agjendës së caktuar nga ndërmjetësi. Fatkeqësisht, Serbia e refuzoi një takim të tillë duke u përpjekur të imponojë pika të rendit të ditës kryesisht për konsum politik të brendshëm”, ka shkruar Bislimi.

Në këtë kontekst, Bislimi ka kërkuar nga Lajçaku që ta mohoj “dezinformimin e qëllimshëm” të mediave serbe, se Kosova e ka refuzuar takimin.

“Ftoj emisarin Lajçak të mohojë dezinformimin e qëllimshëm nga mediat serbe më poshtë, ku thuhet në mënyrë të rreme se Kosova ka refuzuar takimin trepalësh të kryenegociatorëve”, ka shkruar Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës ka njoftuar se…