IPK-ja rekomandon suspendimin për një zyrtare policor të dyshuar për kanosje

13 shtator 2024 | 19:42

Inspektorati i Policisë së Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor të dyshuar për kanosje.

Përmes një njoftimi IPK ka njoftuar se kanë marrë një deklaratë nga ankuesi i cili ka përshkruar rrethanat e rastit.

“Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorin kanë ndërmarrë disa veprime hetimore përderisa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”, thuhet ndër të tjera në njoftim

Postimi i plotë:

IPK rekomandon suspendimin për një zyrtare policor të dyshuar për kanosje

Prishtinë, 13 shtator 2024

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për një zyrtare policore në Prishtinë me dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale “kanosje”.

Rekomandimi është bërë bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së në interes të hetimit të rastit.

Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kishin pranuar dje në orët e pasdites nga ankuesi fillimisht përmes telefonit.
Pas pranimit të informacioneve fillestare hetuesit e IPK-së kanë marrë një deklaratë nga ankuesi i cili ka përshkruar rrethanat e rastit.
Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorin kanë ndërmarrë disa veprime hetimore përderisa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një situatë kaotike shpërtheu në një port të madh italian,…