VV nis “fushatën zgjedhore” me veriun, përfshin vizitën e Kurtit e aksionet e policisë

13 shtator 2024 | 23:02

Lëvizja Vetëvendosje ka filluar “fushatën zgjedhore” me një video që tregon aksionet e kryera në veri të vendit.

Në faqen zyrtare të kësaj partie është shpërndarë një video ku shihet kryeministri Albin Kurti bashkë me ministra atje. Video është shoqëruar me një audio nga një fjalim i Kurti në vitin 2015, nga Manifestimi i Lëvizjes Vetëvendosje kundër “‘Zajednicës’ dhe marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi”.

Në video janë përfshirë pamjet nga vizita e kësaj jave e Kurtit në veri, ku shihet teksa kalon mbi Urën e Ibrit dhe duke biseduar me karabinierët, si dhe duke vënë gurthemele. Shihet edhe Kurti duke bërë homazhe tek vendi ku ka rënë heroi Afrim Bunjaku, pamje të qytetarëve në liqenin e Ujmanit e të bizneseve të hapura së fundi.
“Ndryshimet e mëdha fillojnë me guxim. Qytetarët e Republikës tonë dhe qeveria e tyre kanë treguar guxim dhe përkushtim, kanë treguar se si bashkë arrihet dhe fitohet ajo që synojmë e që është e domosdoshme për të gjithë”, thuhet në postimin e VV’së. Reporteri

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demir Lima i arrestuar me 31 janar të viti 1997…