Vdes 48-vjeçari në Prizren, ra nga kati i tretë i ndërtesës ku po punonte

13 shtator 2024 | 23:06

Një person ka humbur jetën në vendin e tij të punës sot në Prizren, pasi dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i ndërtesës që ishte në ndërtim e sipër.

Rastin e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se viktima është 48-vjeçar.

Sipas Bytyqit, viktima s’ka arritur t’i përballojë lëndimet e marra dhe si pasojë ka vdekur në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.

Prizren një puntor i një kompanie ndërtimi ka rënë nga kati i tret i një ndërtese në ndërtim e sipër derisa ka qenë në punë. Viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit ku si pasoj e plagëve ka ndërruar jetë. Viktima është J.K., mashkull, mosha 48 vjecar nga Prizreni. Per rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjithë njësit përgjegjëse të cilat kanë dal ne vendngjarje dhe janë duke egzaminuar vendin dhe duke mbledhe provat dhe dëshmit nga vendi i ngjarjes”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili,…