Policia largon posterat me foton e Radojçiqit që u vendosën në tri komuna në veri

14 shtator 2024 | 09:45

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në tri komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, persona të panjohur kanë vendosur posera me foton e kryeterroristit Milan Radojçiq.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se posterat janë hequr dhe janë marrë si provë materiale.

Rasti po trajtohet për “NXITJE E PËRÇARJES DHE MOS DURIMIT”.

“Leposaviç, Zveçan, Zubin Potok 12-13.09.2024-23:00-10:00. Raportohet se persona të panjohur, në qytetet: Leposavic, Zveçan, Zubin Potok, kanë vënë (ngjitur) postera me foton e Milan Radoicic dhe me përmbajtje të nxitjes së përçarjes dhe mos durimit. Posterat janë marre si prove materiale. Lidhur me rastin është informuar prokurori”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në një prononcim për Front…