Berisha tallet me videon e VV-së: Kurti e paska filluar fushatën me pallavra të vjetra dhe reklama të reja

14 shtator 2024 | 09:52

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar videon e djeshme të VV-së, ku paraqitet vizita e kryeministri Albin Kurti në veri.

Ai ka thënë se kjo video paraqet fillimin e fushatës elektorale të VV-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se kjo është një reklamë e re me pallavra të vjetra.

“Albini përmes një video për analfabetët e vetë, e paska filluar fushatën me pallavra të vjetra dhe reklama të reja. Urën e Saradranit dhe eksursionet me gjipa të zi, me gjasë e paska lën për videon e radhës. Mirë është puna”, ka shkruar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Joe Biden shpërfilli një kërcënim nga udhëheqësi rus Vladimir…