Parandalohet kontrabanda me mjaltë nga Serbia në magjistralen Gjilan-Prishtinē

14 shtator 2024 | 10:08

Njësia e TASK FORC-ës – Lindje (e përberë nga  Dogana dhe Policia Kosovës) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet  taktike dhe operacionale në zonën kufitare SRB-RKS.

Në magjistralen Gjilan-Prishtinē  është ndaluar automjeti Audi me targa serbe e drejtuar nga një shtetas i Serbisë.

Gjatë kontrollit tē automjeti  është vërejtur se kishte të ngarkuar rreth 264 kg. mjaltë pa asnjë dokument pērcjellës dhe dyshohet se janē sjellur nē mēnyrē tē kontrabanduar nga Serbia nē Kosovë.

Vlera e mallit sipas tregut ështē mbi 2500€, ndersa shmangja nga taksat eshte mbi 1000€.

Mallrat dhe automjetit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë te  Dheu i Bardhë.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të  Doganes së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në rrjetin e dyqaneve “KFC” në Shqipëri është shitur mish…