Reçica: Ky bust i Rexhep Halimit nuk është vetëm një vepër arti, por një testament i përhershëm i guximit

14 shtator 2024 | 10:25

Në Parkun afër Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt, bashkë me familjarë të Dëshmorëve të Kombit, invalidë e veteranë të luftës çlirimtare, veprimtarë të shquar atdhetar, krerë politik e institucional dhe bashkëqytetarë, u zbulua, bustii i veprimtarit atdhetar, Heroit të Kosovës – Rexhep Halimi, si një gjurmë e historisë e lavdisë, përkujtim ndër breza për përpjekjen e sakrificën e Heroit të Kosovës – Rexhep Halimi dhe mbarë popullit tonë për liri.

Me një fjalë rasti të pranishmit i përshëndeti deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica i cili tha se ky bust nuk është vetëm një vepër arti, por një testament i përhershëm i guximit, trimërisë dhe përkushtimit të Rexhep Halimit ndaj lirisë dhe atdheut.

“Në këtë ceremoni solemne të zbulimit të bustit të Heroit të Kosovës, Rexhep Halimi, në Ferizaj, jeta dhe vepra e tij u përjetësuan në bronz, falë mjeshtërisë së skulptorit Agon Qosa. Ky bust nuk është vetëm një vepër arti, por një testament i përhershëm i guximit, trimërisë dhe përkushtimit të Rexhep Halimit ndaj lirisë dhe atdheut. Ai do të qëndrojë përjetësisht në kujtesën tonë si një luftëtar i pathyeshëm dhe atdhetar me vlera të pashlyeshme, duke frymëzuar brezat e ardhshëm me shembullin e tij”., tha ndër tjera Reçica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vëmendja e sportdashësve në Kosovë, pas ndeshjeve të Përfaqësueses në…