Liverpooli befasohet nga Nottinghami

14 shtator 2024 | 18:46

Liverpooli është mposhtur nga Nottingham Foresti me rezultat minimal 1-0, në kuadër të xhiros së katërt në Premier League.

Pjesa e parë u mbyll pa gola.

Ndërkohë, goli i vetëm erdhi në minutën e 72-të, kur Hodson Odoi realizoi pas një asistimi të Elangas.

Deri në fund të ndeshjes, “The Reds” u munduan të rikthen në lojë, mirëpo asesi të gjenin rrugën e rrjetës.

Kjo ishte humbja e parë e Liverpoolit nën epokën e Arne Slot.

Pas katër ndeshjeve të drejtuarit e Slot ndodhen në vendin e dytë me nëntë pikë, ndërsa Nottingham Forest është në pozitën e katërt me tetë sosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Të vetorganizuar” dhe në prani të policisë serbe, për pak…