Irani dërgon me sukses një satelit në hapësirë, ShBA-ja reagon

15 shtator 2024 | 08:12

Irani tha se ka dërguar në orbitë një satelit hulumtues me një raketë të ndërtuar nga divizioni i hapësirës i Gardës Revolucionare Islamike, raportoi agjencia shtetërore e lajme, IRNA më 14 shtator.

Sipas raportimit, sateliti Chamrat-1 ka peshë prej 60 kilogramësh dhe ai me sukses arriti në orbitën prej 550-kilometrash në hapësirë.

Në janar, Irani tha se me sukses kishte lansuar në hapësirë tre satelitë përmes një rakete.

Shtetet e Bashkuara paraprakisht kanë thënë se lëshimet e satelitëve nga Irani janë në kundërshtim me një rezolutë të Kombeve të Bashkuara e cila i kërkon Teheranit të mos ndërmarrë asnjë aktivitet që përfshin aftësi të raketave balistike për të ofruar armë bërthamore.

Sanksionet e OKB-së sa i përket programit të Iranit për raketat balistike skaduan tetorin e vitit të kaluar./ REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot mbushen 26-vjet nga beteja e Kaqandollit. Beteja e Kaqandollit…