Anglisë mund t’i hiqet e drejta për ta organizuar EURO 2028

15 shtator 2024 | 08:14

Anglia mund të humbasë organizimin e Euro 2028 nëse qeveria do të vazhdojë me planet e saj për të krijuar një organ që rregullon aktivitetet futbollistike në vend, me rregulla krejtësisht të reja.

Mediat angleze kanë publikuar një letër që Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Teodor Teodoridis, i ka dërguar qeverisë angleze, duke e paralajmëruar për masat me të cilat mund të përballet.

Qeveria laburiste po mendon që të krijojë një komision të posaçëm për të mbikëqyrur ecurinë e futbollit në pesë ligat më të larta të futbollit anglez.

Teodoridis përmendte në letrën e tij se ishte thelbësore që futbolli të mbetej i pavarur nga politika.

Parimi i pavarësisë prishej nëse plani i qeverisë angleze do të zbatohej ashtu siç është ideuar.

Kjo, për shkak të idesë së përshtatjes së klubeve me politikat e jashtme dhe tregtare.

Rregulla të tilla mund të shohin klubet të ndalohen të organizojnë ndeshje miqësore në shtete të caktuara “armiqësore” apo të mos lejohen të tërheqin fonde nga investitorë të vendeve të caktuara, sipas politikave të shtetit anglez.

“Sanksioni përfundimtar do të ishte përjashtmi i Federatës nga UEFA dhe të gjitha skuadrave të saj nga kompeticionet”, shkruante Teodoridis në këtë letër që është shpërndarë në mediat angleze.

Pjesë e masave sigurisht që do të ishte edhe ndalimi i zhvillimit të Euro 2028 në Britaninë e Madhe, me Anglinë që ka peshën kryesore të këtij turneu si pritës i numrit më të madh të ndeshjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një jave pushim, javën e ardhshme do të rikthehen…