Dy ndeshje luhen sonte në Superligë

15 shtator 2024 | 11:00

Mbrëmë ka nisur edicioni i ri 2024/25 në Superligën e Kosovës në basketboll me sfidën e Vëllaznimit ndaj Pejës.

Teksa sot në program janë dy ndeshje tjera të xhiros hapëse në elitë.

Fillimisht nga ora 17:15 takohen Bora dhe Golden Eagle Ylli.

Ndërkohë ndeshja tjetër zhvillohet në Prizren mes Proton Cable Prizrenit dhe Sigal Prishtinës.

Ky takim nis nga ora 19:00.

Kurse sfida mes Bashkimit dhe Trepçës është shtyer për një datë tjetër pasi mitrovicasit janë të angazhuar në kualifikimet për Champions League.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi tashmë është rikthyer nga lëndimi që pësoi në…