Kuvendi hap dyert të hënën, shënon Ditën e Demokracisë

15 shtator 2024 | 11:08

Me moton globale “Qeverisja efektive e Inteligjencës Artificiale në të gjitha nivelet”, të hënën, Kuvendi i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Për ta shënuar këtë ditë, nga ora 10:00, parlamenti do t’i hapë dyert.

Gjatë kësaj kohe do të mbahen aktivitete të ndryshme si: panairi i organizatave të shoqërisë civile, Kuizi i Demokracisë,  tryeza “Zgjedhjet dhe teknologjia” , Punëtori apër Demokraci – Demos-ti  si dhe panel diskutimi “Sporti dhe Demokracia: Një vizion i ri për  të ardhmen”.

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë shënohet më 15 shtator.

Kjo datë është përcaktuar në vitin 2007, me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila inkurajon qeveritë që të forcojnë programet kombëtare për promovimin dhe konsolidimin e demokracisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari gjerman, Olaf Scholz po shkon në ish-republikat sovjetike të…