Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë

15 shtator 2024 | 11:16

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1848 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 17 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 35 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 23 persona, ndërkaq 19 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lamine Yamal aktualisht është një prej futbollistëve më të mirë…