Ancelotti: Ndoshta nuk e merituam fitoren

15 shtator 2024 | 12:48

Real Madridi arriti të fitojë tri pikë shumë të rëndësishme në udhëtim duke mposhtur me rezultat 2-0 Real Sociedadin.

Megjithatë, trajneri Carlo Ancelotti duket se nuk ka qenë plotësisht i bindur nga ky triumf i ekipit të tij.

“Ishte një lojë e vështirë. Ndoshta nuk e meritonim të fitonim sepse Real Sociedad luajti shumë mirë dhe shtyu fort, por ne u mbajtëm dhe vuajtëm”.

“Fillimi ishte i vështirë. Ata bënë presion shumë të mirë, por ne ishim gjithmonë në gjendje të gjenim lojtarin e lirë. Jam i kënaqur me fitoren, por duhet të jemi kritikë nëse duam të përmirësohemi”.

‘Los Blancos’ me të vërtetë patën fat, pasi Sociedad goditi shtyllën disa herë në të dyja pjesët, duke e lënë Thibaut Courtois të shtangur.

Real Madridit iu deshën gjithashtu dy penallti për të vulosur fitoren dhe për të ngushtuar diferencën me Barcelonën që nesër (e diel) luan ndeshjen e saj ndaj Gironës.

Madrilenët do të rikthehen në aksion sërish të martën, ku do të presin në ‘Santiago Bernabeu’ ekipin gjerman Stuttgart në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri më i suksesshëm kosovar, Driton Kuka, sot feston ditëlindjen…