Bajqinovci: LDK-ja po përpiqet të distancohet nga Përparim Rama

15 shtator 2024 | 13:40

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i ka reaguar udhëheqjes së Komunës së Prishtinës, dhe drejtorit për Investime Kapitale, duke thënë se qeveria nuk i rregullon problemet me të cilat ballafaqohet komuna.

Ai ka thënë “dështimi në kryeqytet e ka një emër, LDK”.

LDK-ja ankohet kinse niveli qendror i ka ndaluar 28 milion, ndërsa po e harrojnë suficitin rekord me mbi 50 milion çdo vit duke ju tepruar, për shkak të paaftësisë dhe keqmenaxhimit. Niveli qendror nuk t’a rregullon dixhitalizimin e procesit mësimor, kaosin në trafik, qentë endacak, mbeturinat dhe shërbimet tjera komunale. Ndërsa kohëve të fundit, LDK po përpiqet të distancohet nga Rama, kryetari i LDK-së nuk e përmend më askund në postimet e tij, ndonëse më herët i kushtonte deri në 3 postime në ditë Përparimit. Por kjo përpjekje e dëshpëruar nuk po funksionon sepse dështimi në kryeqytet e ka një emër, LDK. Arritja më kulminante në Prishtinë e LDK-së, janë 100 kontejnerët e mbeturinave”, ka shkruar Bajqinovci në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesi i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës,…