Piastri triumfon në Azerbajxhan

15 shtator 2024 | 16:46

Oscar Piastri ka hedhur kandidaturën për t’u bërë emri i madh i radhës në garat e Formula 1, teksa ka treguar me garimin e tij në Baku se me një makinë konkurruese, shumë shpejt do të bëhet edhe ai një pretendent për titullin.

Piloti australian ka siguruar këtë të dielë fitoren e dytë në karrierë, duke ndihmuar skuadrën e McLaren, të triumfojë në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit, duke i dhënë “skuderisë” së tij vendin e parë në krye të tabelës së konstruktorëve.

Sa i përket garës Piastri ia rrëmbeu vendin e parë pilotit të Ferrari, Charles Leclerc, ndërsa në podium u bashkua me këta dy të fundit edhe George Russell. Në vendin e katërt dhe të pestë u pozicionuan Lando Norris e Max Verstappen, ndërsa Fernando Alosno dhe Leëis Hamilton u pozicionuan në vendet 6 dhe 9 të renditjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë mbetur edhe 15 ditë afat, për aplikimin të subvencioneve…