Besim Beqaj nuk ka dhënë dorëheqje

02 tetor 2018 | 20:50

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë (MIN), pas disa raportimeve në medie, ka informuar opinionin publik se ministri i këtij dikasteri, Besim Beqaj, nuk ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka përgenjështruar shkrimet e publikuara, duke informuar se ministri Beqaj është duke vazhduar punën e përditshme në realizm të objektivave, politikave dhe planeve të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Në këtë kuadër, bëhet e ditur se ministri Beqaj dy ditët e fundit ka qëndruar për një vizitë jashtë vendit.

“Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë e udhëhequr nga ministri Beqaj po vazhdon punën me intensitet të shtuar karshi realizimit të planit të punës me synim përkrahjen e inovacionit dhe ndërmarrësisë në shërbim të rritjes e ekonomike dhe krijimit të vendeve të punës”, përfundon komunikata e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi ka shënuar fitore bindëse ndaj Young Boys me rezultat…