Bildt: NATO të rritë forcat ushtarake në Kosovë dhe Bosnje

03 tetor 2018 | 19:12

Ish-diplomati suedez Carl Bildt, i cili gjatë viteve 1990 merrej me zhvillimet politike dhe konfliktet në Ballkan, ka deklaruar se NATO dhe BE, për shkak të paqëndrueshmërisë, duhet të rrisin praninë e tyre ushtarake në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Ai këto komente i bëri në profilin e tij në “Twitter”, pas deklaratës së Qendrës për Reformat Evropiane, e cila tha se disa konflikte të ngrira në Ballkanin Perëndimor po shkrijnë dhe ngre pyetjen nëse Bashkimi Evropian mund të sigurojë që ato të përfundojnë në mënyrë paqësore.

“Rekomandimi im për NATO dhe BE është të fillojë të rrisin forcat e tyre ushtarake në Kosovë dhe Bosnje për shkak të paqëndrueshmërisë”, ka deklaruar Biltd.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata joqeveritare “Ec Ma Ndryshe” ka reaguar në lidhje me…