Barcelona e Interi s’ndalen në Grupin B të Championsit

03 tetor 2018 | 22:56

Barcelona dhe Interi kanë shënuar tjera fitore në kuadër të Grupit B në Ligën e Kampionëve.

Të dy skuadrat fituan si mysafire, Barça e Tottenhamit e Interi i PSV-së.

Barcelona fitoi 2 me 4 me Lionel Messin që shënoi dy herë, ndërsa Philippe Coutinho e Ivan Rakitiq realizuan nga një herë. Harry Kane dhe Erik Lamela shënuan për londinezët.

Interi në Holandë fitoi 1 me 2 duke përmbysur rezultatin. Rossario shënoi i pari për PSV-në, teksa Radja Nainggolan dhe Mauro Icardi shënuan më pas për Interin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në foton që shihni, janë vëllezërit Luan e Daut Haradinaj. …