Në Prishtinë mbahet konferenca rajonale kundër korrupsionit

04 tetor 2018 | 08:52

Agjencia Kundër Korrupsionit organizon Konferencën Rajonale Kundër Korrupsionit.

Në konferencën dyditore marrin pjesë drejtues të institucioneve relevante nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Italia, Kroacia, Mali i Zi, Moldavia, Turqia, përfaqësues nga organizatat të specializuara ndërqeveritare në nivel rajonal dhe më gjerë (UNDOC, OECD, UNDP), ekspertë ndërkombëtarë nga sfera e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore për rend dhe ligj, dhe të organizatave të shoqërisë civile.

Në hapjen e punimeve të kësaj konference do të marrin pjesë drejtues të institucioneve shtetërore dhe përfaqësues të korpusit diplomatik në Kosovë.

Konferenca Rajonale Kundër Korrupsionit është e para këtij formati që organizohet në Kosovë dhe synon që të bëhet tradicionale përmes miratimit të një Deklarate të Përbashkët në përmbyllje të punimeve.

Ky aktivitet  ka për qëllim që të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore përmes shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ekspozitë interesante e ka hapur në Prishtinë Emrush Xhemajli.…