Librashitësit shkojnë në zyrën e kryetarit të Prishtinës

04 tetor 2018 | 11:02

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pritur sot në takim librashitësit e sheshit të Prishtinës.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se komuna do të gjejë mënyra për t’i përkrahur librashitësit.

“Pas ftesës mbrëmë, Florimi dhe librashitësit e tjerë ishin sot në zyre. Edhe pse qiraja e ulët, pagesa e kësaj shume ishte tema kryesore. Me rëndësi askush nuk e largon askënd e ne do të gjejmë mënyra të vazhdojmë përkrahjen e librit”, ka shkruar Ahmeti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, në…