Veseli: Kosova me mbështetjen e Gjermanisë, ndihet më e sigurt në rrugëtimin e saj euroatlantik

04 tetor 2018 | 16:29

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada Gjermane në Prishtinë për të shënuar 28-vjetorin e ribashkimit të Gjermanisë.

Ai ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, se Gjermania me shembullin e saj, rrezaton shpresë për të gjithë popujt e shtetet që aspirojnë demokracinë, sundimin e ligjit, prosperitetin e tregut të lirë dhe drejtësinë sociale. 

Postimi i plotë i Veselit:

Në ceremoninë e organizuar nga Ambasada Gjermane, në përkujtim të 3 tetorit të vitit 1990, datë kjo që shënon ribashkimin e Gjermanisë, me miq të shumtë gjermanë evokuam ngjarjet 28 vjetëve më parë – të cilat shënuan triumfin përfundimtar të demokracisë perëndimore mbi tiraninë komuniste. Këtë triumf më së miri e simbolizon rënia e Murit të Berlinit. Në atë kohë, Lëvizja jonë kombëtare për çlirimin e Kosovës u frymëzua shumë prej atyre ngjarjeve. Sot, Gjermania, me shembullin e saj, rrezaton shpresë për të gjithë popujt e shtetet që aspirojnë demokracinë, sundimin e ligjit, prosperitetin e tregut të lirë dhe drejtësinë sociale. Vendi ynë, Kosova, duke pasur mbështetjen e fuqishme të shtetit gjerman, ndihet më e sigurt në rrugëtimin e saj euroatlantik. Herzlichen Glückwunsch zum Tag der Deutschen Einheit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Prishtina dhe trajneri Matthias Zollner kanë arritur marrëveshje për…