Manchester United ekipi evropian me më së shumti të ardhura nga sponsorët

04 tetor 2018 | 21:27

Edhe pse ekipi anglez i futbollit, Manchester United në fushë nuk i ka punët edhe aq mirë, anglezët nga ana komerciale po del se janë duke qëndruar gogja mirë.

Djajtë e Kuq po del të jenë ekipi evropian me më së shumti të hyra nga sponsorët, kështu duke grumbulluar plotë 279 milionë euro nga 68 partnerë komercial, raporton Marca, përcjell Klan Kosova.

Kjo gjë u bë e ditur në raportin e CSM Sport, i cili ka analizuar të hyrat e klubeve më të mëdha evropiane nga sponsorët.

Pas United, klubi i dytë me më së shumti të ardhura në këtë aspekt është Barcelona me 261 milionë euro nga 43 marrëveshje.

Ekipi gjerman Bayern Munich renditet e treta me 29 marrëveshje që u sjellin atyre të ardhura prej 180 milionë eurosh.

Kjo është renditja e plotë prej 11 ekipeve.

Manchester United: 279 milionë euro prej 68 marrëveshjeve
Barcelona: 180 milionë euro prej 43 marrëveshjeve
Bayern Munich: 180 milionë euro prej 29 marrëveshjeve
Real Madrid: 178 milionë euro prej 19 marrëveshjeve
Chelsea: 154 milionë euro prej 18 marrëveshjeve
Manchester City: 147 milionë euro prej 38 marrëveshjeve
Arsenal: 124 milionë euro prej 27 marrëveshjeve
Liverpool: 117 milionë euro prej 17 marrëveshjeve
Paris Saint- Germain: 112 milionë euro prej 24 marrëveshjeve
Juventus: 101 milionë euro prej 39 marrëveshjeve
Borussia Dortmund: 80 milionë euro prej 71 marrëveshjeve

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara po bashkojnë forcat me ekonomitë e tjera…