Vlorë, grabitet me armë një pikë karburanti

05 tetor 2018 | 08:45

Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Vlorë-Fier pranë Novoselës.

Dyshohet se një person i maskuar dhe i armatosur ka shkuar në një pikë karburanti, e cila është pronësi të shtetasit F.S., dhe nën kërcënimim e armës së zjarrit ka marrë disa para dhe është larguar në drejtim të Novoselës.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Shërbimet e policisë janë organizuar dhe ndarë në grupe të posaçme dhe janë shpërndarë në terren për ta kapur e autorin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjeneral i lartë amerikan të enjten kritikoi ashpër vendimin…