![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/10/09B6F18C-524D-4DBE-9352-C1B6699A9699.jpeg)
Lulzim Tafa dekorohet me Medaljen Presidenciale të Meritave
05 tetor 2018
| 11:29
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave, krijuesin letrar Lulzim Tafa.
Postimi i plotë i Thaçit në rrjetin social “Facebook”:
Me Medaljen Presidenciale të Meritave e dekorova krijuesin letrar Lulzim Tafa për afirmimin e letërsisë shqipe në botë. Çmimi ndërkombëtar “Mihai Eminescu” është e arritura më e re e z. Tafa, të cilin e përgëzova me urimin që të korrë suksese të reja në fushën e letërsisë dhe atë akademike. HTH