Pacolli uron fituesit e Çmimit Nobel për Paqe

05 tetor 2018 | 14:28

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka mirëpritur dhe përshëndetur lajmin për dy fituesit e Çmimit Nobel për Paqe; Denis Mukwege dhe Nadia Murad.

“Dëshiroj t’i përcjellë urimet më të sinqerta dy për dy fituesit e Çmimit Nobel për Paqe, znj Nadia Murad dhe z. Denis Mukwege. Përpjekjet e tyre për ndaljen e përdorimit të dhunës seksuale në konflikte janë të njohura. Kjo tregon vëmendjen, që bashkësia ndërkombëtare duhet t’i jap kësaj sfide, që është duke ndodhur në shumë rajone”, është shprehur Pacolli.

“Kosova, për shkak të historisë së saj nga lufta, kur dhuna seksuale ishte përdorur sistematiksisht nga forcat ushtarake dhe paraushtarake shtetërore serbe me rreth 20 mijë gra kosovare të dhunuara dhe pa asnjë të dënuar nga kryerësit e këtyre krimeve, përkrah përpjekjet ndërkombëtare për ndalimin e dhunës seksuale në konfliktet botërore. Ne, do të vazhdojmë, që të luajmë një rol aktiv me faktorët relevant”, ka thënë Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…