Një delegacion i Kuvendit po qëndron në Sofje të Bullgarisë

05 tetor 2018 | 14:46

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës, në përbërje të Zenun Pajaziti, anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane, Time Kadriaj zëvendëskryetare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Glauk Konjufca anëtar i këtij komisioni, po marrin pjesë në Konferencën Ndërparlamentare, me temën “Transformimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor – Një perspektivë parlamentare mbi rolin dhe të ardhmen e procesit të pranimit në BE” e cila po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Kjo konferencë ndërparlamentare është organizuar nga Parlamenti Evropian dhe Kuvendi Kombëtar i Republikës së Bullgarisë.

Në konferencë është diskutuar rreth Samitit BE – Ballkani Perëndimor, prioritetet e agjendës së Sofjes, procesit të Samitit të Berlinit dhe mbështetjes së vazhdueshme të vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e anëtarësimit në BE, pastaj rolit të parlamentit kombëtar dhe Parlamentit Evropian në forcimin e perspektivës evropiane të këtyre vendeve, rëndësisë së bashkëpunimit ndërparlamentar dhe rajonal, përshpejtimit të reformave etj.

Anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane, deputeti Zenun Pajaziti, duke folur në emër të delegacionit të Kosovës, bëri një përshkrim të gjendjes në Republikën e Kosovës lidhur me procesin e integrimit evropian, procesin e liberalizimit të vizave dhe rolin e Kuvendit në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu ai ka thënë se në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kjo e fundit nuk është duke zbatuar marrëveshjet e arritura, si dhe kritikoi deklaratat e presidentit serb me rastin e vizitës në veriun e Kosovës.

Në këtë konferencë morën pjesë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, disa deputetë të Parlamentit Evropian, disa deputetë të parlamenteve kombëtare të shteteve anëtare dhe Kuvendit Kombëtar të Bullgarisë.  ​

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës U19 për femra, sonte e zhvillon ndeshen…