Qeverinë mund ta rrëzojë vetëm pozita

06 tetor 2018 | 08:33

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka thënë se opozita nuk ka asnjë shans ta rrëzojë Qeverinë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka thënë se paralajmërimet e opozitës për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë janë vetëm përpjekje për ta tërhequr vëmendjen e opinionit publik.

Sipas saj, Qeveria Haradinaj mund të shkojë te shtëpia vetëm nëse këtë e duan partnerët e koalicionit qeverisës.

Deputetja Musliu ka lavdëruar Qeverinë Haradinaj duke thënë se vetëm për tre muaj ky kabinet qeveritar ka bërë sa Qeveria e kaluar në gjithë mandatin e saj.

“Qeverinë mund ta çojë në shtëpi vetëm koalicioni qeverisës, pra pozita. Asnjëherë këtë Qeveri nuk mund ta rrëzojë kjo opozitë”, ka thënë Musliu.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga e majta ulur: Isuf Ahmeti, Demë Ibrahimi, Rexhep Syla,…