Momenti kur u arrestua Ilir Meta (video)
21 tetor 2024
| 14:26
Është arrestuar kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Lajmin e ka bërë me dije gazetarja e Klan News Glidona Daci. Mësohet se arrestimi i tij është bërë me urdhër të SPAK-ut, në kuadër të hetimeve për çështjen e pasurisë.
Ish-presidenti akuzohet për “korrupsion“, “pastrim parash” dhe “mos deklarim pasurie“.
Raportohet se Meta është vënë në pranga nga agjentët e BKH-së teksa po shkonte drejt selisë së partisë. Ai kishte planifikuar konferencë për shtyp sot në orën 13:40.