Lekaj: Vitin tjetër edhe një lidhje e re me Maqedoninë

06 tetor 2018 | 21:15

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, së bashku me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, të shtunën realizuan vizitë në pjesën kufitare me Maqedoninë, ku vitin që vjen pritet të vazhdohet projekti i mbetur për lidhjen e dy shteteve tona.

“Një e shtune e këndshme në bukuritë natyrore të pjesës kufitare të Kosovës me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Vitin e ardhshëm fillojmë asfaltimin edhe të 7 kilometrave të mbetura të këtij korridori lidhës me shtetet fqinje. Kjo rrugë përveç se lidh shtetet, është shumë e nevojshme edhe për banorët e Dragashit dhe vendeve afër, për shfrytëzim të kullosave nga blegtorët e shumtë që ka kjo pjesë e vendit tonë”, ka bërë të ditur Lekaj në profilin e tij në “Facebook”.

Image may contain: one or more people, people standing, mountain, sky, cloud, grass, tree, outdoor and nature

Image may contain: 3 people, people smiling, people standing, mountain, outdoor and nature

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing, mountain, outdoor and natureImage may contain: cloud, sky, mountain, outdoor and nature

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munichu ka dështuar edhe në xhiron e shtatë të…