Kryemadhi flet për arrestimin e Metës: Nuk do ta vizitojë në qeli

22 tetor 2024 | 13:58

Monika Kryemadhi, deputete e Partisë së Lirisë, ka folur për arrestimin e Ilir Metës, ish-president i Shqipërisë.

Në një konferencë për medie, Kryemadhi ka pasur kritika për mënyrën se si u arrestua dje Meta.

“Të bëjmë këtë proces kriminal, siç u zhdukën bandat e Shijakut. Gjejnë ata djem 2 metra të gjatë, me kapuça në kokë, me kallashnikov. Kur e kanë kërkuar ata Ilir Metën dhe nuk ju ka vajtur ndonjëherë. Edhe pse i kanë rënë në qafë. Pavarësisht se kemi qëndrime të ndryshme për këtë çështje. Kush është Ilir Meta që e kapin ata ashtu? Pastaj na del dhe një motherfucker që e godet në kokë. Harrojnë që Shqipëria është një fshat i vogël edhe të gjithë njihemi. Kush është policia e Neritan Nallbatit?”, ka thënë Kryemadhi.

Duke folur për ish-bashkëshortin e saj, Kryemadhi ka thënë se nuk do ta vizitojë në qeli Metën.

“Masa e arrestit për Ilir Metën tenton për të zhvilluar më tej konfliktin tonë familjar. Për gjërat që ata dyshojnë te unë, duan t’ia vendosin Ilir Metës. Nuk do e vizitoj në qeli Ilir Metën. Edhe nëse do të doja unë, nuk pranon ai”, ka thënë Kryemadhi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eurodeputeti estonez nga Partia Popullore Evropiane (PPE), Riho Terras, pritet…