Niç: Me tërheqjen e ShBA-së, Gjermania duhet të angazhohet më seriozisht në konfliktet në Ballkan

22 tetor 2024 | 17:03

Milan Niç, nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë, thotë se roli i Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor do të zvogëlohet, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet atje – qoftë Kamala Harris, qoftë Donald Trump.

Niç thotë se ndryshimi i politikës amerikane ka nisur prej se Rusia ka filluar pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022.

Që atëherë, “politika e ShBA-së në Evropë i ka dhënë përparësi mbështetjes për Ukrainën dhe gjithçka tjetër është strukturuar rreth saj”, sipas tij.

Niç është bashkautor i një artikulli që publikoi javën e kaluar Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë, me titull “Si mund ta tronditin Ballkanin Perëndimor zgjedhjet në SHBA”?

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se është koha që Bashkimi Evropian, e sidomos Gjermania të angazhohen më seriozisht në zgjidhjen e konflikteve të mbetura në Ballkanin Perëndimor.

Veriun e Kosovës e përshkruan si konfliktin më urgjent të pazgjidhur.

“Jemi vetëm disa hapa nga përshkallëzimi serioz i situatës në veri të Kosovës. Deri më tani, nuk ka ndodhur… por janë disa situata të vogla në terren që mund të përshkallëzohen”, thotë Niç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fadil Geci, vëllai i Gani Gecit, e përshkroi këtë të…