Haiti goditet nga tërmeti, disa viktima
07 tetor 2018
| 09:00
Të paktën dhjetë persona kanë vdekur nga një tërmet që goditi veriun e Haitit.
Tërmeti i magnitudës 5.9 ishte një nga më të fuqishmit që goditi vendin e Karaibeve që nga lëkundja e madhe në vitin 2010, që mbyti më shumë se 200 000 njerëz.
Disa ndërtesa raportohen të jenë shkatërruar.
Presidenti Jovenel Moise u ka bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë.