Hamza fton mbështetësit për konventën e PDK-së: Së bashku do ta përmbyllim kapitullin e zhvillimit të Kosovës

25 tetor 2024 | 10:46

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka ftuar përkrahësit e tij që të marrin pjesë në Konventën e PDK-së, e cila do të mbahet më 2 nëntor.

Ai ka treguar se deri me tani në punëtorit me qytetarë që ka organizuar nëpër qytete të ndryshme të Kosovës ka takuar shumë qytetarë pa dallime politike.

Hamza ka vlerësuar se Kosova ka përmbyllur disa kapituj të rëndësishëm.

Ai ka shkruar në “Facebook”, ai është zotuar për përmbylljen e kapitullit të zhvillimit të Kosovës.

“Prej nominimit tim për Kryeministër kam takuar qytetarë të shumtë në lagje, fshatra e qytete të Kosovës, me dhe pa dallime politike. Kemi organizuar shumë punëtori dhe kam marrë pjesë në forume të ndryshme, ku janë shtruar ide, debate e plane. Deri më tani kemi përmbyllur kapituj shumë të rëndësishëm të historisë sonë, atë të lirisë, pavarësisë, demokracisë e shtetndërtimit. Së bashku do ta përmbyllim edhe kapitullin e zhvillimit të Kosovës. Ju ftoj të gjithëve, përtej dallimeve politike, që ta bëjmë këtë rrugëtim së bashku!”, ka shkruar Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht thashethemeve për një divorc të mundshëm, Bianca Censori, e…