Hoti thotë se qeveria Kurti e ka futur Kosovën në batak

25 tetor 2024 | 10:54

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka shkruar në “Facebook” lidhur me takimin e fundit në kuadër të dialogut në Bruksel.

Sipas Hotit, epilogu i takimit të djeshëm në mes të Kosovës dhe Serbisë ishte zero.

Në këtë kontekst, Hoti ka kritikuar ashpër pushtetin, duke theksuar se Vetëvendosje dhe GUXO e kanë futur Kosovën në batak.

“Kosovës i duhet një qeveri me energji të reja, përvojë e vizion të qartë, për të rikonfirmuar aleancat dhe nxjerrë vendin nga bataku ku e kanë futur LV-Guxo në këto katër vite”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Superliga e Kosovës në futboll e nis sot fazën e…