Visi Azizi shfaqë aftësi të shkëlqyera në ‘Barça Camp Kosova’

25 tetor 2024 | 14:23

Nga 20 deri më 24 tetor në Prishtinë është mbajtur kampi i njërit prej klubeve më të mëdha në botë, Barcelonës. Qëllimi kryesor i këtij kampi ishte zbulimi i fëmijëve të talentuar në futboll që pastaj do ta kenë mundësinë e provimit edhe te klubi katalanas.

Drejtori i Barcelonës për këtë kamp në Kosovë, Diego Perreira kishte deklaruar se Kosova është vend që ka numër të madh të talentëve dhe se duhet të bëhet vetëm një punë më e madhe për zbulimin e tyre. Edhe Visi Azizi, 12 vjeçari nga Prishtina ishte pjesëmarrës në ‘Barça Camp Kosova’ nga 20 – 24 tetor 2024. Visi përgjatë kohës së Campit mësoj & ushtroj sipas metodologjisë & teknikave të klubit të Barcelonës, ku në prezencë të trajnerëve ndërkombëtarë dhe vendor shfaqi aftësi të shkëlqyeshme teknike & fizike në fushën e futbollit duke e vlerësuar lartë. Visi është lojtarë futbolli profesional aktiv  U13 startues ne shkollën e futbollit “Besëlidhja”. Dëshira dhe ëndrra e Visit është të luaj për klubin e Barcelonës dhe kombëtaren e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grafite ofenduese janë vendosur në Prishtinë ndaj ish-deputetit Fadil Geci.…