Pjesëtarët e FSK-së përfundojnë kursin për nënoficer dhe snajper

25 tetor 2024 | 16:50

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar kursin për nënoficer e snajper.

Lajmin e ka bërë me dije Forca e Sigurisë së Kosovës.

“Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj përfunduan ‘Kursi i lartë për nënoficer’ dhe ‘Kursi i avancuar për snajper’. ‘Kursi i lartë për nënoficer’ u realizua nga shkolla e nënoficerëve në KDS, e cila realizon shkollimin dhe përgatitjen akademike të nënoficerëve. ‘Kursi i Avancuar për Snajper’ u realizua nga ekipet trajnuese mobile të ushtrisë britanike. FSK-ja po vazhdon të ngritë aftësitë luftarake në të gjitha fushat ushtarake”, ka njoftuar FSK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga pilotët më të mirë në histori të Formula…