Feniksi e mbyll pa fitore fazën e dytë të Ligës së Kampionëve

07 tetor 2018 | 15:45

Feniksi e ka mbyllur fazën e dytë të Ligës së Kampionëve të Futsallit, e cila njihet si “Main Round” pa fitore.

Kampioni i Kosovës është mposhtur të shtunën mbrëma nga Sporting Lisbona me rezultat 0:5, në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Sportit në Prishtinë, pasi klubi nga Drenasi ishte mikpritës i kësaj faze, të cilën e organizoi në mënyrë të shkëlqyeshme, raporton “Zëri”. Feniksi i kishte humbur edhe ndeshjet paraprake nga Kairati të mërkurën mbrëma, 3:7 dhe nga Lida, 2:3, të enjten mbrëma.

Me këtë rast, Feniksi nuk arriti të kualifikohet në mesin e 16 më të mirëve të këtij kompeticioni, por megjithatë lojtarët e dhanë maksimumin në parket.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali ka shënuar fitore bindese ndaj Fulhamit si mysafir, me…