Reagon Abdixhiku për sulmin ndaj Muhaxherit: Organet e drejtësisë të japin rezultate të shpejta
26 tetor 2024
| 10:55
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar sot fizikisht.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar në “Facebook”, duke theksuar se atë nuk mund ta frikësojnë.
Ai u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë dhe të japin rezultate të shpejta për këtë rast.
“Gaz Muhaxherin as s’mund ta ndalin e as s’mund ta frikësojnë. Është i gatuar ndryshe ky burrë! Organet e drejtësisë të japin rezultate të shpejta e të mbajnë përgjegjës ata që me argumentin e dhunës e urrejtjes provojnë të ndalin një udhëheqës e njeri të lirë”, ka shkruar Abdixhiku.