Asociacioni i Komunave të Kosovës e dënon sulmin ndaj Gazmend Muhaxherit

26 tetor 2024 | 11:26

Asociacioni i Komunave të Kosovës e ka dënuar ashpër aktin e dhunës të ushtruar ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Në reagim thuhet se aktet e tilla kundër përfaqësuesve të zgjedhur nga qytetarët është akt i shëmtuar dhe vjen nga individ apo grupe që janë kundër rendit demokratik në Kosovës.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon që institucionet kompetente të rendit dhe të drejtësisë të veprojnë menjëherë dhe akterët e këtij akti por edhe urdhërdhënësit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagimin e këtij asociacioni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ramush Ahmetaj, ka…