Osmani kërkon nga presidentja e KE-së heqjen e masave kundër Kosovës

26 tetor 2024 | 16:01

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.

Osmani ka shkruar në “Facebook” se në këtë takim ka ritheksuar përkushtimin e vendit tonë për të ecur, bazuar në merita, drejt familjes së bashkuar evropiane.

“Në takim me presidenten Ursula von der Leyen, e urova për rizgjedhjen e saj në krye të Komisionit Evropian, gjersa ritheksova përkushtimin e vendit tonë për të ecur, bazuar në merita, drejt familjes së bashkuar evropiane. Së bashku diskutuam Planin e Rritjes dhe agjendën tonë të reformave, prej të cilës do të kemi në dispozicion mbi 800 milionë euro. Në këtë frymë, ritheksova edhe nevojën për heqjen e masave të padrejta kundër Kosovës, nga të cilat më së shumti po dëmtohen qytetarët e vendit tonë”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu - Shoshi,…