Sulmi ndaj Muhaxherit, sot mbahet seanca ndaj të dyshuarve

27 tetor 2024 | 08:58

Sot do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dy të dyshuarve për sulmin fizik ndaj kryetari të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur të shtunën për Klankosova.tv se tashmë e kanë bërë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

“Personat në fjalë akuzohen për veprat penale ‘sulm ndaj personit zyrtar’ dhe ‘lëndim i lehtë trupor’”, ka thënë Nikçi.

Në rastin e sulmit ndaj kryetarit të Pejës është lënduar shoqëruesi i Muhaxherit, ndërsa ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka treguar se çfarë…