Çmimet e papërballueshme për qytetarët, Kaçaniku: Qeveria po merret me popullizëm e mashtrime

27 tetor 2024 | 10:51

Rritja e çmimeve të produkteve bazike ka vazhduar ka qenë e dukshme, sidomos gjatë muajve të fundit.

Çmimet e produkteve si buka, qumështi, vezët dhe mishrat kanë pësuar rritje prej 20-50% në disa raste.

Kurse energjia elektrike dhe karburantet kanë pësuar rritje të konsiderueshme në disa raste duke tejkaluar 30%.

Për krejt këtë situatë kryetari i organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, i tha Ekonomia Online, se Qeveria nuk e njeh qytetarin konsumator dhe nuk bënë politika të favorshme për të.

Kaçaniku shtoi se mbi 90 për qind vendi ynë importon produkte dhe se asnjë premtim nuk është zbatuar që importi të zëvendësohet me prodhime vendëse.

“Kur të nis nuk ka të ndalur, arsyet janë të shumta, por që ne kryesisht bazohemi në ndikimin e tregut global, janë ndikimin e krizave dihet botërisht që Republika e Kosovës është importuese e madhe shumë pak prodhojmë mbi 90 për qind importojmë, së bashku me importet i importojmë edhe çmimet e ngritura dhe inflacionit. Brenda vetës ne nuk kemi ende potencial as kapacitet që të mbrohemi nga inflacioni i importuar, ne vetëm duhet të presim kur të ndalet por tek ne nuk do të ndalet kurrë. Qeveria nuk mund të ndërmarrë asgjë nëse nuk ka platformë”.

Për Qeverinë, Kaçaniku ka potencuar se më shumë po merret me popullizëm dhe gjithë kjo, sipas tij, është bërë për vota.

Siç theksoi ai, niveli qendror ka mashtruar qytetarët “kinse me rritje të pensioneve”, por në fakt qytetari ka kontribuar si taksa pagues i buxhetit të shtetit.

“Këtë vendim Qeveria nuk ka mandat të caktoj reciprocitete, e të merret me popullizëm, me politizime por ka mandatin të bëjë politika të mira. Dhe politika e mirë ka të bëjë me njohjen e qytetarit konsumator dhe këtë nuk e ka bërë, kemi pasur ligje të mira të cilat kjo Qeveri por edhe të tjerat kanë qenë dashur t’i zbatojnë, janë marrë me popullizma, dhe kjo po bëhet për vota”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjuha denigruese e fyese e politikanëve ndaj njëri-tjetrit është intensifikuar…